Latifi: Specialja po lëviz drejt aktakuzave që godasin Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së

Aktuale

Latifi: Specialja po lëviz drejt aktakuzave që godasin Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 12:20
Blerim Latifi

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerim Latifi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Prokuroria e Gjykatës Speciale po lëviz drejt aktakuzave që godasin Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-ës.

Ai ka shkruar se nëse akuzohen anëtarët e këtij shtabi atëherë po preket edhe karakteri i kësaj lufte.

Latifi shton se kjo do të dobësoj rolin e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe do të ndihmonte ata që kërkonin kompromisin e ri mes Kosovës dhe Serbisë, e cila nënkupton prekjen e 17 shkurtit 2008.

Postimi i tij i plotë:

Vazhdimisht është thënë se Gjykata Speciale nuk do ta gjykojë luftën e UÇK-së, por vetëm ish pjesëtarë të saj, të dyshuar për krime. Mirëpo, marrja në pyetje e profileve të larta të UÇK-së, disa në cilësinë e të dyshuarit, e disa në atë të dëshmitarit, logjikisht, lë të kuptohet se Prokuroria e Gjykatës Speciale, gradualisht, është duke lëvizur drejt aktakuzave që godasin Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Nëse akuzohen anëtarë të këtij shtabi, atëherë është e qartë se akuzat pashmangshëm prekin edhe karakterin e luftës së UÇK-së, sepse politika e kësaj lufte ka qenë nën autoritetin e këtij shtabi. Diçka e tillë, natyrshëm, do ta dobësonte pozicionin e Kosovës në dialogun me Serbinë dhe, në versionin më të keq, do të ndihmonte pozicionin e të gjithë atyre që kërkojnë një kompromis të ri mes Kosovës dhe Serbisë, e çdo kompromis i ri nënkupton prekjen e 17 shkurtit 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat