VV-ja nuk duhet të heq dorë nga kjo ministri

Aktuale

VV-ja nuk duhet të heq dorë nga kjo ministri

Nga: D.RR Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 13:54
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala, ka folur për ndarjen e ministrive në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Buzhala ka thënë se problemi për arritjen e koalicionit mes këtyre dy partive është Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell Bota sot.

Sipas tij, VV-ja nuk duhet të heq dorë nga kjo ministri, pasi lideri i VV-së Albin Kurti, shumicën e votave i ka marrë mbi besimin e qytetarëve që VV-ja do ta drejtojë këtë sektor.

Ai ka theksuar se LDK-ja e kishte edhe më herët këtë ministri dhe nuk kanë bërë diçka, madje as për zbardhjen e vrasjeve politike.

Postimi i Buzhalës në Facebook:

Vetëvendosje kurrqysh, bash kurrqysh, nuk bën me heq dorë prej Ministrisë së Punëve të Brendshme. Albini shumicën e votave i ka marrë saktësisht mbi besimin që qytetarët e kanë pasë që ai do ta drejtojë këtë sektor.

Plus, LDK e ka pasë këtë ministri. Nuk është që ka bë diçka. Madje as vrasjet e tyre nuk i kanë zbardh.

P.S

Po ni llafe që ka probleme qitu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat