Vjen reagimi i Nismës pas vendimit të PZAP-it për votat nga Serbia

Aktuale

Vjen reagimi i Nismës pas vendimit të PZAP-it për votat nga Serbia

Nga: A.Zh Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 15:07
Nisma Socialdemokrate

Sekretari i Nismës Socialdemokrate Bilall Sherifi, ka reaguar pas vendimtit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në favor të koalicionit Nisma-AKR-PD lidhur me votat e Serbisë.

PZAP ka urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

Sipas Sherifit, PZAP me vendimet e sotme ktheu ligjshmërinë, përcjell Bota sot.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që ngritën zërin kundër tendencave për të pranuar si të ligjshme zarfet e ardhura nga Serbia.

Postimi i Sherifit në Facebook:

Me vendimet e sotme PZAP ktheu ligjshmërinë dhe konfirmoi atë që vazhdimisht e kemi thënë, se me votat e ligjshme NISMA është pjesë e Kuvendit të Kosovës!

Urime dhe falënderime të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të Koalicionit tonë! Gjithashtu, mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që ngritën zërin kundër tendencave për të pranuar si të ligjshme zarfet e ardhura në mënyrë të paligjshme nga Serbia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat