Krasniqi tregon kush e përfaqëson NISMA-AKR-PD në Kuvend, nëse rinumërimi i votave nuk sjell ndryshim

Aktuale

Krasniqi tregon kush e përfaqëson NISMA-AKR-PD në Kuvend, nëse rinumërimi i votave nuk sjell ndryshim

Nga: A.SH Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 15:42
Albert Krasniqi

Hulumtuesi i KDI-së, Albert Krasniqi ka treguar se nëse rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, atëherë koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësohet në Kuvend mirëpo do të ketë ndryshime tek patritë e tjera.

Postimi në Facebook:

Nëse vendimi i PZAP-së mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësojet në Kuvend me këta deputetë:

1. Fatmir Limaj
2. Behxhet Pacolli
3. Endrit Shala
4. Haxhi Shala
5. Mirlinda Sopi Krasniqi
6. Albulena Balaj Halimaj

Në krahasim me rezultatet e shpallura:
- VV do të ketë 3 deputetë më pak
- LDK do të ketë 1 deputet më pak
- PDK do të ketë 1 deputet më pak
- AAK-PSD do të ketë 1 deputet më pak

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat