AKR: Kemi sinjale për përfshirjen tonë në Qeveri

Aktuale

AKR: Kemi sinjale për përfshirjen tonë në Qeveri

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 16:22
Kadri Veseli

Vendimi i PZAP-së për anulimin e votave të ardhura me postë nga Serbia po duket që do ta qojë në Kuvend koalicionin NISMA-AKR-PD.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli në një prononcim ka theksuar se koalicioni NISMA -AKR-PD është automatikisht pjesë e Kuvendit me këtë vendim të fundit PZAP-së.

“Dy kërkesat tona që kanë qenë kyqe anulimi  i votave të ardhura nga Serbia dhe rinumërimi i tërësishëm i votave 90% janë realizu. Jemi të kënaqur që na janë realizu dy kërkesat, de fakto me anulimin e votave  ilegale të ardhura nga Serbia ne jemi automatikisht në parlament dhe me 22 vota mbi prag. Shpresojmë se me rinumërimin e 1472 vendvotimeve mendoj që kemi shumë vota  që na janë tjetërsu dhe shpresojmë që fitorja do të thellohet.Ne jemi automatikisht pjesë e Kuvendi dhe ndoshta edhe qeverisë” ka thënë Makolli.

Makolli ka folur edhe mbi përfshirjen e mundshme të këtij koalicioni në Qeveri.

“Bisedimet mes partnerëve kryesorë janë zhvilluar që një muaj, disa sinjale I kemi pas për kyqjen tone në qeveri por tani mbetet të shohim” ka thënë shkurt Makolli.

PZAP shpalli të pavlefshme votat e ardhuar me postë nga Serbia dhe vendosi për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat