Ja çfarë do të ndodh me Listën Serbe me vendimin e PZAP

Aktuale

Ja çfarë do të ndodh me Listën Serbe me vendimin e PZAP

Nga: D.RR Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 16:34
Lista Serbe

Sot, PZAP urdhëroi KQZ-në që t’i heq nga numërimi votat e ardhura nga Serbia, e ky vendim i konvenon Nismës, e cila pritet të futet tash në Kuvend.

Mirëpo sipas analistit Blerim Vela, ky vendim i PZAP, e vendos Listën Serbe në situatën “win-win”, pasi me to nuk dëmtohet për sa i përket numrit të deputetëve e gjithashtu i rritet vlera politike në vendim-marrjen e brendshme.

Postimi i plotë:

Situata "win-win" e Listes Srpska

Vendimet e fundit te PZAP e vendosin Listen Srpska ne situate "win-win" pasi qe me to nuk demtohet per sa i përket numrit te deputeteve qe ka. Per me teper, rritet vlera politike e Listes Srpska ne vendim-marrjen e brendshme, dicka qe LVV dhe LDK kane tentuar qe ta kufizojne.

Ne njeren ane, nese behen te plotefuqishme, efekti i vendimeve te PZAP eshte ne uljen e numrit te deputeteve te partive shqiptare (LVV me 3, LDK me 1, PDK me 1, AAK (PSD) me 1). Ne kete menyre, qeveria e re do te kete me pak se 61 deputete nga dy partite kryesore. Kjo i ben keto parti me te 'lendueshme' per kompromise politike me subjektet tjera ne Kuvend.

Ne anen tjeter, vendimi i tille mund te perdoret ne arenen nderkombetare si "shembull" i diskriminimit te votuesve serb nga institucionet e Kosoves dhe te perdoret si "argument" nga shteti serb ne prag te finales se procesit negociator me Serbine.

Sidoqofte, nese Lista Srpska nuk ankohet, mund te priten ankesa nga ndonjeri prej subjekteve tjera serbe, si dhe kandidatet per deputete nga keto subjekte apo edhe vet ndonjeri nga 3104 votuesit qe preken nga ky vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat