Kryeziu: PZAP me vendimet e saj ka garantuar Integritetin zgjedhor

Aktuale

Kryeziu: PZAP me vendimet e saj ka garantuar Integritetin zgjedhor

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 17:02
Ismet Kryeziu

Drejtori Ekzekutiv i KDI Ismet Kryeziu ka përshëndetur dhe i ka cilësuar si  të drejta dy vendimet e fundit të PZAP-së.

Kryeziu thekson se vendimet e PZAP-së garantojnë standardet universale për zgjedhje të drejta dhe të lira.

Këto standarte janë më të rëndësishme se secili rezultat që del nga zgjedhjet, shkruan Kryeziu.

Postimi i Plotë:

PZAP, me vendimet e saj ka garantuar Integritetin zgjedhor, transparencën e nevojshme, votimin e lirë dhe numërimin e secilës votë në mënyrë të drejtë. Vendimet e PZAP-së garantojnë standardet universale për zgjedhje të drejta dhe të lira. Këto standarde, janë shumë më të rëndësishme se secili rezultat që mund të dalë në zgjedhje, më të rëndësishme se koha dhe procedurat për tu zbatuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat