Alma Lama me akuza të rënda për Behgjet Pacollin, zbulon detaje për punën e liderit të AKR-së në diplomaci

Aktuale

Alma Lama me akuza të rënda për Behgjet Pacollin, zbulon detaje për punën e liderit të AKR-së në diplomaci

Nga: N.H Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 17:16
Alma Lama dhe Behgjet Pacolli

Lajmi se Serbi ka paraqitur notën diplomatike ku shihet se Republika e Ganës ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka bërë të reagojë fuqishëm ish-ambasadorja Lama.

Ajo në shkrimin e saj ka reaguar ndaj shefit të diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacollit, duke thënë se nga ky i fundit nuk mund të pritet asgjë.

Sipas Lamës, Pacolli e ka rrënuar diplomacinë e Kosovës me padije, amatorizëm si dhe me interesa personale.

“Çfarë pritet tjetër kur ministria më e rëndësishme u drejtua nga një soji i tillë? Ky e rrënoi diplomacinë e Kosovës me padije, amatorizëm, interesa personale, pazarllëqe, degradim te stafit diplomatik, integrim të spiuneve të BIA-s në ministri, keqpërdorim të buxhetit, etj, etj”, shkruan Lama në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat