“Hashim Thaçi merr ftesë nga Gjykata Speciale”

Aktuale

“Hashim Thaçi merr ftesë nga Gjykata Speciale”

Nga: N.H Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 17:40
Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në Facebook, ka zbuluar se edhe presidentit të vendit i ka ardhur ftesa nga Gjykata Speciale.

Pas Veselit e Selimit, ish-deputeti tregon se një e tillë ka ardhur edhe për presidentin Hashim Thaçi.

“Listës të atyre që kanë marr ftesa nga Gjykata Speciale ju ka shtuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ftesa ka ardhur paralel me atë të Rexhep Selimit, pra javën e kaluar”, shkruan Milaim Zeka në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Edhe Presidenti Thaçi ka marre ftese nga Gjykata Speciale

Listes te atyre qe kane marre ftesa nga Gjykata Speciale ju ka shtu edhe Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi. Ftesa ka ardhur paralel me ate te Rexhep Selimit, pra javen e kaluar.

Presidentit Thaçi, ne kanale jo zyrtare i ishte premtuar se nuk “do ishte cak i Gjykates, te pakten edhe nje vit”!

Ftesa te tjera te cilat veq kane arrirur ne Kosove, pritet t ‘ u dorezohen edhe figurave tjera te larta te UÇK se!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat