Manaj: Çdo nismë rajonale pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës, është e dështuar

Aktuale

Manaj: Çdo nismë rajonale pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës, është e dështuar

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 18:42
Shkëmb Manaj

Deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj ka theksuar se nuk mund të ketë nisma të bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pa pasur fillimisht nisma të bashkëpunimit ndërshtetëror ndërmjet të këtyre shteteve, rrjedhimisht pa njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia si dhe nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Nuk mund te ketë nisma të bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pa pasur fillimisht nisma të bashkëpunimit ndërshtetëror ndërmjet të këtyre shteteve, rrjedhimisht pa njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia si dhe nga Bosnja dhe Hercegovina”, ka shkruar Manaj në Facebook.

Postimi i plotë i Manajt:

Nisma e mini-shengenit të vendeve të Ballkanit Përendimor

Nuk mund te ketë nisma të bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit Përendimor, pa pasur fillimisht nisma të bashkëpunimit ndërshtetëror ndërmjet të këtyre shteteve, rrjedhimisht pa njohjën e Republikës së Kosovës nga Serbia si dhe nga Bosnja dhe Hercegovina.

Pjesëmarrja e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Rama, në këto nisma, pa u kryer hapi i parë i njohjës së shtetit të Kosovës nga këto dy vende (Serbia si dhe Bosnja dhe Hercegovina), nuk është në përputhje me interesin kombëtar të shqiptarëve, e dëmton rënd subjektivitetin e shtetit të Kosovës dhe nuk i kontribuon paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Evropes si dhe rrugës së integrimit evropian.

Kjo pjesëmarrje e Edi Rames në këto nisma, i shkon përshtati Vuçiqit, i cili nëpërmjet këtyre nismave, tenton t'i shmanget njohjes së pavarësisë së Kosovës, ta paraqes Serbinë si faktor kyq të nismave të bashkëpunimit rajonal si dhe po ashtu, paralelisht tenton që ta paraqet Kosovën si vend që nuk dëshiron t'i kontribuoj bashkëpunimit rajonal.

Çdo nismë rajonale e shteteve të Ballkanit Përendimor, pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Republikës së Kosovës, është e dështuar që në fillim sepse Kosova është udhëkryqi i bashkëpunimit ekonomik dhe politik jo vetëm në mes të Shqipërisë dhe Serbisë, por edhe i vendeve tjera fqinje.

Vuçiqi dhe Rama duhet ta kenë të qartë se ka kaluar koha kur për Kosovën ka vendosur Beogradi dhe Tirana sepse për Kosovën, të paktën, që nga viti 1990 e këndej, vendos Prishtina dhe populli i Kosovës, ndryshe nuk do të ishim shtet i pavarur dhe sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat