Fatmir Limaj: Besoj në luftën e pastër të UÇK-së, e padrejtë ftesa ndaj Rexhep Selimit

Aktuale

Fatmir Limaj: Besoj në luftën e pastër të UÇK-së, e padrejtë ftesa ndaj Rexhep Selimit

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 20:22
Fatmir Limaj

Kryetari i NISMA Socialdemokrate Fatmir Limaj ka reaguar në lidhje me ftesën që Gjykata Speciale i ka sjellë ish-deputetit të LVV-së Rexhep Selimi.

Limaj ka theksuar se ftesa që i është bërë Rexhep Selimit është e padrejtë dhe nga një Gjykatë e padrejtë.

Postimi i plotë:

Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin dhe mikun tim, Rexhep Selimi, është e padrejtë dhe nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së.

Unë kam besim në luftën e drejtë të UÇK- së dhe Rexhep Selimit.

Jam i bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe UÇK e pjesëtarët e saj do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat