Haki Abazi thotë se vendimi PZAP-së fuqizon rolin e Listës Srpska

Aktuale

Haki Abazi thotë se vendimi PZAP-së fuqizon rolin e Listës Srpska

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 20:26
Haki Abazi

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka komentuar vendimin e sotëm të PZAP’së.

PZAP kërkoi nga KQZ’ja që të rinumërohen afër 1500 vendvotime dhe që të përjashtohen votat e  ardhura nga Serbia.

 Abazi thotë se ky vendim nuk është në funksion të demokracisë.

“PZAP me vendimin e fundit nuk është në funksion të demokracisë dhe është vendosur në funksion të interesave jolegale grupore dhe Inxhiniering elektoral duke deformuar vullnetin e qytetarit të Kosovës”, shkruan ai në Facebook.

“Ky vendim është marrë bazuar në gjasa dhe dyshime dhe ne favor të fuqizimit të rolit të Listës Srpska e cila në fakt nuk humb asnjë gjë nga ky vendim dhe vendos në pikëpyetje vendimet paraprake të KQZ”, shton ai duke thënë se ky vendim i konvenon më së shumti Listës Srpska.

“Me këtë logjikë interpretuese do të duhej përjashtuar votat e partive që kanë klientelë politike dhe që marrin votat më favorizim dhe kushtëzim” 

Postimi në Facebook:

PZAP me vendimin e fundit nuk është në funksion të demokracisë dhe është vendosur në funksion të interesave jolegale grupore dhe Inxhiniering elektoral duke deformuar vullnetin e qytetarit të Kosovës. Ku vendim është marrë bazuar në gjasa dhe dyshime dhe ne favor të fuqizimit të rolit të Listës Srpska e cila në fakt nuk humb asnjë gjë nga ky vendim dhe vendos në pikëpyetje vendimet paraprake të KQZ. Me këtë logjikë interpretuese do të duhej përjashtuar votat e partive që kanë klientelë politike dhe që marrin votat më favorizim dhe kushtëzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat