Osmani takon Mukwege: E papranueshme që OKB të injorojë tërësisht viktimat civile të luftës në Kosovë

Aktuale

Osmani takon Mukwege: E papranueshme që OKB të injorojë tërësisht viktimat civile të luftës në Kosovë

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 21:51
Foto nga takimi

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka takuar doktorin njëherësh fitues i çmimit Nobel, Denis Mukwege.

Osmani në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se me të kanë diskutuar për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, se si kauza e tyre për drejtësi duhet të shndërrohe në misionn të secilit institucion.

Ndër të tjera ajo ka thënë se me të është pajtuar se është e papranueshmë që Kombet e Bashkuara të injorojnë tërësisht viktimat civile të luftës në Kosovë.

“Edhe pse 20 vite pas luftës, rreth 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë akoma nuk gjetën drejtësi meqë asnjë nga kryerësit e këtyre krimeve nuk u gjykuan e dënuan. Sot bashkë me nobelistin e sivjetëm Denis Mukwege, diskutuam se si kauza për drejtësi e këtyre heroinave, duhet të shndërrohet në mision për secilin prej nesh dhe për institucionet tona. U pajtuam se është e papranueshme që Kombet e Bashkuara të injorojnë tërësisht viktimat civile të luftës në Kosovë në raportet e publikuara lidhur me të mbijetuarat e dhunimeve gjatë luftës”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat