Arben Gashi i LDK’së e quan injorant Edi Ramën

Aktuale

Arben Gashi i LDK’së e quan injorant Edi Ramën

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 22:24
Arben Gashi

Arben Gashi nga LDK’ja është shprehur kundër formimi të një Mini Shengeni Ballkanik.

Gashi në Debat Plus e ka qujatur injorantë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën e njëkohësishtë e ka mbrojtur liderin e tij, Isa Mustafën për deklartën se me këtë Mini Shengen po krijohet Jugusllavia e re.

Sipas Gashit, kundërpërgjigja e Edi Ramës se ‘kush fol për Jugosllavi mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi dhe kush flet për lindjen e Jugosllavisë mase është ende i lidhur për kujtimet e Jugosllavisë’, drejtuar Isa Mustafës është personale dhe me inat.

“Elementi i parë që shihet është inati sepse e ka personale, dhe mënyra se si i drejtohet është e gabume”

“Këto elemente të cilat Rama i prezantoi janë shumë injorante, jo injorues. Duhet të jesh shumë injoratë që të flasësh në atë formë për situatën poltike të Kosovës dhe shiqptarëve në ish Jugusllavi”, ka thënë Gashi.

Gashit po ashtu ka thënë se ‘ideja është e gabume në aspektin politik, ekonomik dhe në aspektin gjeostrategjik’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat