Idro Seferi: Duket se ‘Mini Shengeni’ ballkanik ka mbështetje ndërkombëtare

Aktuale

Idro Seferi: Duket se ‘Mini Shengeni’ ballkanik ka mbështetje ndërkombëtare

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 23:22
Idro Seferi

Bashkëpunëtori i RTV Dukagjinit nga Beogradi, gazetari Idro Seferi, ka thënë se Serbia është munduar të paraqes si ide të vetën ‘Mini Shengenin’ ballkanik.

Seferi në një lidhje direkte për “Debat Plus” ka thënë se ideja e Mini Shengenit Ballkanik duket se ka edhe mbështetje ndërkombëtare.

Ai thotë se derisa Palmer në Beograd foli shkurt për ‘Mini Shengenin’ ballkanik, Vuçiq ka zgjatur fjalimin duke thënë se “është me rendësi që SHBA mbështetin një ide të tillë”.

Seferi thotë se pos Kosovës edhe Bosnja dhe Mali i Zi kanë hezitime të thella për këtë iniciativë.

Ai thotë se megjithatë kjo ide nuk është aq e rrezikshme sa po propagandohet.

Reporteri thotë se në Novi Sad është premtuar që Kosova do të jetë palë e barabartë në këto samite dhe sipas tij Kosova duhet së paku të merr pjesë për të verifikuar një gjë të tillë.

“Kosova do të duhej të ishte pjesëmarrëse së paku si Bosnja apo Mali i Zi të cilët nuk thanë që do të jenë shtyrës të kësaj iniciative por thjesht të jenë pjesëmarrëse”, tha Seferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat