Çka ndodh sot në Kosovë

Aktuale

Çka ndodh sot në Kosovë

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 07:39
Ilustrim

Mbahet takimin vjetor i ministrave të Bujqësisë i vendeve të Evropës Juglindore. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, organizon Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”. (Universitetit i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 09:30) 

Zyra Kombëtare e Auditimit bën prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 11:00)

Mbahet takimi i 174-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës.  (Prokuroria e Shtetit, ora 10:00)

Lansohet pilot projekti “Nxitjet e Efiçencës Energjetike”. (Hotel “Swis Diamond”, ora 11:00)

ORCA publikon raportin “Borgjezia e Akademisë”, ku do të paraqitet hulumtimi mbi të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës. (Para objektit të Qeverisë, Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës mban konferencën “Problemet e bizneseve me bankat komerciale”. (Zyrat e OAK-së, ora 11:00)

Dardanët mbajnë konferencë. (Selia e Dardanëve, përballë ish-Fabrikës së Tjegullave, ora 12:00)

Administratori i Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Mark Green takon të rinjtë me rastin e lancimit të platformës së internetit “Të Rinjtë Prijnë”. (Salla Atele, Qendra e Rinisë, ora 15:00)

Kombëtarja e Kosovës mban stërvitjen e radhës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

Hapet ekspozita “Dekonstruksion”, kuruar nga Majlinda Kelmendi. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)

Shfaqet premiera e dokumentarit “Above the Fold”. (Kino ABC, ora 19:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat