Skepticizmi për Shengenin Ballkanik

Aktuale

Skepticizmi për Shengenin Ballkanik

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 09:17
Zaev – Rama – Vuçiq

Nisma e treshes politike, Zaev – Rama – Vuçiq, për krijimin e një Shengeni Ballkanik nuk premton sukses e siguri. Kështu kanë konsideruar njohësit e rrethanave politike në Kosovë e në Shqipëri, të cilët teksa kanë komentuar kritikat e Ramës të drejtuara Kosovës kanë thënë se kryeministri i Shqipërisë gaboi kur në krah të liderëve të tjerë rajonalë kritikoi Kosovën për vetizolim.

Iniciativa për krijimin e një Mini-Shengeni në Ballkan nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk po gjen mbështetje të plotë në Ballkanin Perëndimor. 

Në takimin e dytë të mbajtur para dy ditësh në Ohër rreth kësaj çështjeje Kosova nuk mori pjesë fare, kurse Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, ndonëse morën pjesë, nuk u përfaqësuan në nivel presidentësh ose kryeministrash. Lidhur me takimin e Ohrit dje është deklaruar edhe fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, lideri i LVV-së Albin Kurti, i cili ka thënë se nguti që Samiti i Ohrit të mbahej në kohën kur dihej që Kosova nuk do të merrte pjesë ka qenë i gabueshëm.

Në anën tjetër, njohës të çështjeve politike nga Shqipëria e Kosova konsiderojnë se nisma e Ramës dhe e Zaevit për krijimin e Shengenit Ballkanik vjen si kundërpërgjigje kundrejt vendimit refuzues të Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me anë të këtij veprimi, siç thonë ata, dyshja Rama – Zaev synojnë të marrin vëmendje në kancelaritë perëndimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat