Këtë javë takohen Kurti e Mustafa, ja për çka do të flasin

Aktuale

Këtë javë takohen Kurti e Mustafa, ja për çka do të flasin

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 10:04
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti , ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Por, Kurti nuk ka treguar ditën se kur do të zhvillojnë takimin, por ka bërë të ditur se do të flasin për formimin e institucioneve, konkretisht ndarjen e pozitave ministrore.

“Këtë javë do të takohem me udhëheqjen e saj, kryetarin Mustafa në mënyrë që t’i diskutojmë edhe çështjet tjera të mbetura, me theks të veçantë për ndarjen ministrore”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se me LDK-në janë marrë vesh që të jenë 12 ministri, poashtu të jenë 2 zv.kryeministra, 2 zv.ministra për secilën ministri dhe 30 % gra të përfaqësuara në qeveri.

I pyetur se cilat ministri preferon të marrë në drejtim, Kurti ka deklaruar se nuk mund të thotë se cila Ministri është më e rëndësishmja se tjetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat