Detajet e Policisë për incidentin ku u përfshi nipi i Jakup Krasniqit

Aktuale

Detajet e Policisë për incidentin ku u përfshi nipi i Jakup Krasniqit

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 11:53
Arian dhe Jakup Krasniqi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin ku u përfshi edhe nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi. Krasniqi, këshilltar politik në MTI, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht sekretarin e kësaj Ministrie, Burim Rreci.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se rasti po cilësohet si sulm ndaj personit zyrtar dhe se me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.  

“Një rast sulm ndaj personit zyrtar është raportuar të ketë ndodhur në objektin e një ministrie. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët i kanë dhënë ndihmën zyrtarit të lënduar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Në anën tjetër, sot Krasniqi ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet në zyrën e tij. Nuk munguan as komentet përshëndetëse ndaj tij.

Raportohet se deri te sulmi kishte ardhur pasi që Krasniqi kishte kërkuar nënshkrimin e pagesave të udhëtimeve që i ka bërë jashtë vendit, por, që një gjë të tillë nuk ia kishte dorëzuar sekretari Rreci.

Ndryshe, Arian Krasniqi, është djali i vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ishte punësuar si këshilltar politik i ministrit në detyrë, Endrit Shala, i cili akoma po e mban pozitën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat