Lansohet platforma e internetit “Të rinjtë prijnë”

Aktuale

Lansohet platforma e internetit “Të rinjtë prijnë”

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 15:25
Pamje nga ngjarja

Administratori i Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Mark Green sot ka takuar të rinjtë me rastin e lansimit të platformës së internetit “Të rinjtë prijnë”.

Ai tha se lansimi i kësaj faqe do t’i kontribuojë të rinjve kosovarë për të njohur më mirë botën.

“Sot po e lansojmë faqen kosovare të udhëheqjes globale te të rinjtë. Kjo nismë iu mundëson të rinjve që të bashkohen dhe të dalin me punë të përbashkët. Hapja e faqes ka të bëjë me atë çka mund të bëjnë të rinjtë e Kosovës për t’i kontribuar botës. Kjo do të jetë një mundësi që të rinjtë e mbarë botës të njohin Kosovën”, tha Green. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat