Shala: VV dëshiron të grabitë mandate me pako dhe zarfe të Vuçiqit - video

Aktuale

Shala: VV dëshiron të grabitë mandate me pako dhe zarfe të Vuçiqit - video

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 15:33
Endrit Shala

Endrit Shala nga Nisa Socialdemokrate ia ka përkujtuar deklaratat anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ Adnan Rrustemi në lidhje me pakot e ardhura nga Serbia, të cilat sipas këtij të fundit nuk kishin të bëjnë me paligjshmëri.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Lëvizja Vetëvendosje dëshiron të grabitë mandate me pako dhe zarfe të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Erdhi dita” të demaskohen këta “patriotët” ..!!! Ja çfarë thoshin ata para popullit (normal vetëm kur janë pranë TV) për pakot me zarfe të kontrabanduara nga Serbia!!! Këta janë ata që tentojnë të grabitin mandate me pako me zarfe të Vuçiqit !!!”, shkruan Shala.

Ndryshe, PZAP ka pranuar dje ankesën e Nismës Socialdemokrate për të larguar nga rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve të 6 tetorit pakot e ardhura nga Serbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat