Reçica: Askush s’duhet ti bëhet partner orkestrimeve të Vuçiçit

Aktuale

Reçica: Askush s’duhet ti bëhet partner orkestrimeve të Vuçiçit

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 15:59
Skender Reçica

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka reaguar ndaj veprimit të disa deputetëve të VV-së të cilët i janë dërguar Gjykatës Supreme ndaj vendimit të PZAP-së e cila dje vendosi të anulohen votat e Serbisë, pasi ato u konstatuan si të parregullta.

“Asnjëherë një shtet, ku sundon rendi e ligji dhe ku vepron demokracia, nuk mund të jetë serioz pa njohjen e vullnetit të qytetarëve të tij. Kushdo që konteston vullnetin e qytetarëve të Kosovës me të ashtuquajturat vota të kontrabanduara nga qeveria e Vuçiqit në Beograd, gabohet rëndë”, ka shkruar Reçica në profilin e tij në Facebook.

Ai ka thënë se mbi të gjitha, nuk mëtohet të mbrohet shteti, duke mos respektuar legjitimitetin e një procesi zgjedhor.

“Vullneti i mbi 42.000 qytetarëve, nuk mund të injorohet dhe zhvlerësohet me disa vota të paligjshme, të orkestruara dhe të kontrabanduara. Askush në Republikën e Kosovës, s’duhet ti bëhet partner orkestrimeve të Vuçiqit”, ka shkruar Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat