Miftaraj bën krahasimin interesant të dialogut Kosovë-Serbi me një ndeshje futbolli - Bota Sot
Miftaraj bën krahasimin interesant të dialogut Kosovë-Serbi me një ndeshje futbolli

Aktuale

Miftaraj bën krahasimin interesant të dialogut Kosovë-Serbi me një ndeshje futbolli

Nga: G.B Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 16:05
Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka komentuar dialogun Kosovë-Serbi, derisa e ka krahasuar atë me një ndeshje futbolli, duke përmendur qendrat ku duhet të luhet, përcjell Bota sot.

Lojtarë kryesorë ai ka përmendur Thaçin dhe Vuçiqin, derisa ka thënë se duhet të shihet nëse do të kemi zëvendësime apo ndërrim të lojtarëve në lojën shtesë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Si janë duke shkuar punët Kosova dhe Serbia do të dialogojnë në mënyrë paralele në tre apo katër qendra kryesore. 

Dialog Kosovë-Serbi-arbitër SHBA, ndeshja luhet ne Ëashington, DC.

Dialog Kosovë-Serbi, arbitër Franca, ndeshja luhet në Paris.

Dialog Kosovë-Serbi, arbitër BE, ndeshja luhet në Bruksel.

Lojtarë kryesore deri me tani Thaçi-Vuçiq.

Në lojën shtesë mbetet të shihet a do kemi zëvëndësime apo ndrrim të lojtarëve.

Ec e bjeri në fije!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat