Haxhiu ia bënë të qartë Nismës: Pazaret nuk do t'i lejojmë

Aktuale

Haxhiu ia bënë të qartë Nismës: Pazaret nuk do t'i lejojmë

Nga: A.M. Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 16:14
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se përmes pazareve e me ndihmën e PZAP-it, janë munduar t'ia marrin 3 mandate VV-së, por një gjë e tillë nuk do të lejohet.

Ajo ka shkruar në Facebook, se “qytetarët e dinë shumë mirë kush e ka krijuar LS dhe kush e ka mirëmbajtur e faktorizuar atë madje edhe tani tentuan ta faktorizojnë”.

Postimi i plotë:

Janë munduar të bëjnë gjithçka që me rinumërimet e kutive të mëhershme, të shtojnë ndonjë votë dhe të kalojnë pragun.

Nuk ia dolën sepse ishim në QNR për të mbrojtur secilën votë të qytetarëve.

Tani pas shpalljes së rezultateve nga ana e KQZ-së, u munduan përmes pazareve e me ndihmën e PZAP-it, t'ia marrin 3 mandate Lëvizjes. Ata që moralizojnë kot e kanë. Qytetarët e dinë shumë mirë kush e ka krijuar LS dhe kush e ka mirëmbajtur e faktorizuar atë madje edhe tani tentuan ta faktorizojnë.

Pazaret nuk do t'i lejojmë. 6 tetori dhe vullneti i qytetarëve do të jetësohet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat