Vjen një shpjegim nga Kraki, kjo është e vërteta e votave nga Serbia

Aktuale

Vjen një shpjegim nga Kraki, kjo është e vërteta e votave nga Serbia

Nga: N.H Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Profesori i Parisit, Nezir Kraki, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se loja me votat nga Serbia është thjesht tentativa e fundit e bandave politike dhe kriminale që Kosovën ta mbajnë peng.

Sipas tij, KQZ duhej të mbante qëndrim të qartë për këto vota që ditën kur erdhën në rrugë të çuditshme.

Ja shkrimi i tij:

Loja me votat nga Serbia nuk është patriotizem por banditizem.

Është thjesht tentativa e fundit e bandave politike dhe kriminale që Kosovën ta mbajnë peng dhe ta vazhdojnë dhunimin e popullit të saj.

KQZ duhej të mbante qendrim të qartë për këto vota që ditën kur erdhen në rrugë të çuditshme dhe jo të bëhej gazi i botës me maska gazi. Njësoj duhej vepruar edhe me rinumërimet dhe jo të pritej rezultati final për ta zhbërë atë me porosi në momentin kur Kosova ka nevojë për qeveri të re.

Sa keq që KQZ arriti ta kthejë në dështim një proces aq pozitiv zgjedhor.

Veç uroj që LDK te mos i gezohet kesaj mjegulle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat