Ja çfarë do të ndodh nëse nuk certifikohen zgjedhjet deri më datën 2 dhjetor

Aktuale

Ja çfarë do të ndodh nëse nuk certifikohen zgjedhjet deri më datën 2 dhjetor

Nga: D.RR Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 17:35
KQZ

Nëse nuk certifikohen zgjedhjet e 6 tetorit deri me datën 2 dhjetori, atëherë do të thyhet rekordi “famëkeq” të zgjedhjeve të vitit 2010, ku u deshtën 57 ditë deri në certifikimin e rezultatit zgjedhor.

Kështu ka thënë analisti Blerim Vela, i cili thotë se kjo vonesë po bëhet për shkak të vjedhjes brenda listave të partive politike dhe lojës së disa partive politike në relacion KQZ-PZAP-GJS, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Ne zgjedhjet e vitit 2010, pas vjedhjes industriale te votave qe rezultoi me rivotim dhe rinumerim, u deshten 57 dite deri ne certifikimin e rezultatit zgjedhor.

Ne zgjedhjet e 2019, pa asnje rinumerim, po i afrohemi kete "rekordi" famekeq per shkak te vjedhjes brenda listave te partive politike dhe lojes se disa partive politike ne relacionin KQZ-PZAP-GJS.

Nese rezultati zgjedhor nuk certifikohet deri me 2 dhjetor, atehere zyrtarisht ky rekord do te thehet. Kjo pasi nevojiten se paku 3 jave per rinumerimi e 1472 vendvotimeve te urdheruara nga PZAP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat