Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan paralajmëron rëndë Hashim Thaçin, ky është skenari me Minishengenin Ballkanik

Aktuale

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan paralajmëron rëndë Hashim Thaçin, ky është skenari me Minishengenin Ballkanik

Nga: N.H Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 18:09
Hashim Thaçi

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment rreth për themelimin e një minishengeni Ballkanik, e cila po konsiderohet se është në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Maralusha me këtë rast i është drejtuar të parit të vendit duke e paralajmëruar se Minishengeni Ballkanik do të jetë vdekja e Kosovës si shtet i pavarur.

“Hashim Thaçi dhe do këlysh të tij duhet mw e lexue ketë postim të vogël por të rëndësishëm. Mini-Shengeni do të ishte vdekja e Kosovës si shtet i pavarur”, shkruan mes tjerash ai.

Ja shkrimi i tij:

Image
Muharrem Maralusha

Hashim Thaçi dhe do këlysh të tij duhet me e lexu ketë postim të vogël por të rëndësishëm. Mini-Shengeni do të ishte vdekja e Kosovës si shtet i pavarur. Po dua me e ditë se sa para Serbia i ka premtuar kuslingve të saj në Kosove e Serbi.

Për qeverinë që sot udhëheq me Shqipërinë, jam i sigurt se i lakmojnë parat serbe, se Ahmet Zogu ja shiti tokat Shqiptare Mbretërisë serbe të Nikolla Pashiqit për disa qindra napolona të arit.

E Enver Hoxha po ashtu ia fali tokat shqiptare Titos vetëm se Enveri ishte SHOK me SHOKUN TITO. Po me duket se një gjë e tillë qenka si traditë me disa qeveri të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat