Shkodra: Sido që të jetë vendimi i Supremes, do të duhej ta presim me qetësi

Aktuale

Shkodra: Sido që të jetë vendimi i Supremes, do të duhej ta presim me qetësi

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 20:29
Selam Shkodra

Zv/ministri në largim, Selam Shkodra ka deklaruar se pret që drejtësia të triumfojë sa i përket vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë bërë rreth rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Shkodra tha se beson në drejtësi, sido që të jetë vendimi i Supremes dhe që atë do të duhej pritur me qetësi.

Shkodra është zv/ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministri kjo e udhëhequr nga AKR, që në zgjedhjet e gjashtë tetorit ishte në koalicion me Nismën dhe PD-në.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat