Flet Natyra Kuçi: Nëse hyn Nisma në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete

Aktuale

Flet Natyra Kuçi: Nëse hyn Nisma në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete

Nga: N.H Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 20:33
Natyra Kuçi

U raportua se Natyra Kuçi do të jetë deputetja e vetme nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahmetit, në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, vendimi i PZAP-së, mund t’i lë PSD-në pa asnjë deputet.

Në një shkrim në Facebook, Kuçi ka konfirmuar se nëse partia e Limajt kalon pragun, ajo s’do të bëhet deputete.

Ja shkrimi i saj:

Nese hyn NISMA në Kuvend, unë s'do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t'i mbështes votat e Vuçiqit veç për t'u bërë vetë deputete.

Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë - që i kundërshtonte zëshëm dikur.

Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmineve partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat