Gucati: Albin Kurti na obligoi t’i themi të kërkojmë ndaljen e Speciales

Aktuale

Gucati: Albin Kurti na obligoi t’i themi të kërkojmë ndaljen e Speciales

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 20:58
Hysni Gucati

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se Albin Kurti, që fitoi në zgjedhjet e 6 tetorit, me deklaratat sa ishte në opozitë ka obliguar veteranët që t’ia kërkojnë ndaljen e Gjykatës Speciale.

Megjithatë, sipas tij, kjo do të jetë e pamundshme. Sipas tij, kjo është edhe më e vështirë për shkak të koalicionit që pritet të bëjë VV-ja me LDK-në, “pasi LDK-ja bashkë me presidentin Hashim Thaçi e kanë sponsorizuar Gjykatën Speciale”.

“Albin Kurti në Kuvend ka thënë se nëse hyn në qeveri do të mundohet ta ndalë Gjykatën Speciale e s’do t’i lë veteranët t’i përgjigjen të shkojnë kështu që ai na obligon ta bëjmë atë që të mos na thotë kryeministri në detyrë ja s’kanë bërë kërkesë. E di që e ka të pamundur sepse ata veç i kanë marrë parametrat e vetë dhe se di që koalicioni, të cilin janë duke e bërë do të ketë problem sepse LDK-ja ka qenë bashkë me presidentin e vendit, Hashim Thaçin që e kanë sponzorizuar Gjykatën Speciale. Do ta ketë problem ta heqë”, ka thënë Gucati.

Ai ka thënë se nuk i përjashton edhe protestat ndaj Speciales.

“Organizata e Veteranëve nuk do të rri duarkryq, në bazë të situatës, ne do ta vlerësojmë situatën dhe gjendjes në të cilën jemi, edhe pse ne e kemi shumë problem meqë këtë Gjykatë e kanë votuar deputetët tonë dhe na kanë lidhur duart këta, jemi të palëvizshëm në këtë drejtim. Ne nuk i përjashtojmë protestat. Nuk do të thotë që do të bëjmë, por as që do të rrimë pa bë protesta”, ka deklaruar më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat