Simiq: Nuk frikësohem por brengosem nga Albin Kurti

Aktuale

Simiq: Nuk frikësohem por brengosem nga Albin Kurti

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 22:00
Igor Simiq

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq në RTV Dukagjini është pyetur nëse ka frikë nga Albin Kurti pasi ai do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, përcjell "Bota sot". 

Ai tha se nuk i ka pëlqyer retorika që ka përdorur as gjatë fushatës e as pas zgjedhjeve.

“Shikoni pas gjithë kësaj që kemi mbijetuar unë nuk po flas për frikë por për brengosje, nuk e pëlqej këtë retorikë, dhe retorika që e përdorë Vetëvendosje pas zgjedhjeve nuk më pëlqen. Edhe farsa për votat nga Serbia, ka raportuar edhe AP, por kur doli që nuk është helmuar asnjë person atëherë askush nuk e demantoi lajmin”, tha Simiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat