Mori ftesë nga Gjykata Speciale, Haziri pyet Fitim Selimin: Pse e zhduket Ismail Berbatovcin?

Aktuale

Mori ftesë nga Gjykata Speciale, Haziri pyet Fitim Selimin: Pse e zhduket Ismail Berbatovcin?

Nga: N.H Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 22:38
Fitim Selimi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Doktori Fitim Selimi nga Lipjani ditën e djeshme e ka bërë të ditur se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit për veprimtarinë e tij në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mes tjerash, Selimi ka thënë se argumentet janë në anën e tyre.

E lidhur me ketë, analisti politik, Nexhat Haziri, ka reaguar me një shkrim në profilin e tij në Facebook.

Ai pyet publikisht Selimin, se cilat janë argumentet e tyre lidhur me zhdukjen e gazetarit Ismail Berbatovci.

Ja shkrimi i Hazirit:

Fitim Selimi thotë se do t’i përgjigjet pozitivisht Speciales: Argumentet janë në anën tonë

-Cilat argumente Doktor, ato qe kan te bejne me zhdukjen e gazetarit Ismail Berbatovcit. Se besoj se keto argumente jane ne anen e juaj. Para se te shkosh ne Hage, Doktor, pyete dajen tend (Shukri Bujen), ku eshte Ismail Berbatovci, pse e zhduket, etj etj.(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat