Gent Cakaj takon Vasfije Krasniqin

Aktuale

Gent Cakaj takon Vasfije Krasniqin

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 22:39
Gent Cakaj, Vasfije Krasniqi-Goodman

Ministri i Jashtëm shqiptar në detyrë, Gent Cakaj ka pritur sot të mbijetuarën e luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman.

“Pajtohem plotësisht me pikëpamjen e tyre Serbia ka dështuar në adresimin e krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe gjenocidit në mënyrë të qëllimshme dhe për arsye politike”, ka theksuar Cakaj.

Postimi Cakajt në Facebook:

Sot pata nderin e veçantë të pres në takim nga Kosova znj. Vasfije Krasniqi-Goodman dhe drejtorin e organizatës joqeveritare “Drejtësi për të Gjithë”, z. Nafi Krasniqi !

Në një takim shumë miqësor dhe përmbajtësor u njoha hollësisht me angazhimin e tyre në shërbim të kauzës madhore të zbardhjes së krimeve të luftës në Kosovë dhe promovimin e vlerave dhe lirive themelore në përgjithësi.

Pajtohem plotësisht me pikëpamjen e tyre Serbia ka dështuar në adresimin e krimeve të luftës, spastrimit etnik dhe gjenocidit në mënyrë të qëllimshme dhe për arsye politike. Vendosja e drejtësisë së plotë dhe procesi i pajtimit të qëndrueshëm përbëjnë interes jetik për rajonin në tërësi.

Puna në funksion të kësaj kauze na detyron të gjithëve së bashku në përgjithësi dhe secilin prej nesh në veçanti. Mbetem tejet i frymëzuar nga kurajo e tyre për të rrëfyer të vërtetën pavarësisht pasojave dhe për të punuar përmbajtësisht në shërbim të drejtësisë si faktor thelbësor i pajtimit.

Ndaj, do ta mbështesë këtë kauzë në vazhdimësi dhe në mënyrë sistematike, sikundër Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë pakursyer Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat