Deklaratë e re e LDK-së, në lidhje me postin e presidentit

Aktuale

Deklaratë e re e LDK-së, në lidhje me postin e presidentit

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 00:50
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar për postin e presidentit me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me Vetëvendosjen nuk është diskutu asnjëherë për postin e presidentit, nuk kemi ardhur ende deri në atë pikë”, ka thënë Hoti.

Hoti ka treguar deri ku kanë arritur me bisedime LDK dhe VV.

Ndryshe, LDK disa herë ka insistuar në postin e presidentit.

Madje, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se ai është i gatshëm të bëhet president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat