Macron i tha Vuçiqit: Mini-Shengeni një hap i mirë drejt BE-së

Aktuale

Macron i tha Vuçiqit: Mini-Shengeni një hap i mirë drejt BE-së

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 08:59
Macron dhe Vuçiq

Presidenti francez Emmanuel Macron mbështet “Mini – Shengenin ” sepse reflekton idenë e tij kur bëhet fjalë për funksionimin e rajonit përpara se të anëtarësohet në BE,

Kështu shkruan Blic, duke shtuar se Macron këtë porosi ia kishte përcjell presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Macron dhe Vuçiq biseduan për iniciativën e zonës ekonomike rajonale. Presidenti francez tha se ishte një ide pozitive, që ai imagjinonte funksionimin e rajonit derisa të gjitha shtetet të bëhen anëtare. Ai gjithashtu premtoi mbështetje”, i ka thënë një burim kësaj të përditshmeje serbe.

Me ndërmjetësimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, kryetari i Kosovës, hashim Thaçi ka takuar të martën homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat