Vjen reagimi i ri nga familja e Haki Imerit, ja çka thonë për Gjykatën Speciale

Aktuale

Vjen reagimi i ri nga familja e Haki Imerit, ja çka thonë për Gjykatën Speciale

Nga: N.Sh Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 10:19
Haki Imeri

Familja e Haki Imerit, zyrtarit të LDK-së, i vrarë menjëherë paslufte, ku ishte edhe vrasja e parë politike, ka reaguar edhe njëherë përmes një postimi në Facebook, se po e presin ditë të mira Kosovën dhe do të këndellet shoqëria dhe shteti do të filloj së funksionuari.

Përmes një postimi në Facebook, Familja thotë se, Kosovën e çliroi Amerika dhe Gjykatën Speciale gjithashtu e bëri Amerika, andaj edhe do ta mbështesin derisa të përfundoj mandatin e saj në favor të drejtësisë.

Ata thotë se do të mësohet me argumente se kish ishte motori i përçarjes, urdhërdhënësit dhe ekzekutorët si dhe do të ndriçohet fati  itë vrarëve.

Postimi i plotë:

Ne te ardhmen priten ditet te mira!Do te kendellet shoqeria dhe shteti do te filloje se funksionuari.Klani,banda nuk i duhen shtetit tone dhe nuk mund te jemi te deshiruar ne BE SHBA me ate permbajtje as si shoqeri as si individ.Nje mentalitet i krekosjes servilizmit rrahagjokesise eshte dukuriartificiale , mjet per te plaçkite vlera njerzore e kombetare , synim pushteti pa merite siç edhe ka ndodh ne Kosoven e pasluftes.

Te jemi te qarte Kosoven e çliroje Amerika nga okupatori serbo-sllav , dhe te jemi te qarte se Gjykaten Speciale e beri Amerika dhe do ta mbeshtese deri sa ta perfundoje mandatin e saj ne favor te drejtesise.Ai dhe ata qe moren hapa per ta shfuqizuar dhe qe ne vazhdimesi provuan ta pengojne jane pergjegjes!

Ata qe jane fajtor do te shkojne ne histori si te tlle per krimet e bera gjate dy dekadave..Hakmarrja nuk eshte mjet qe i ndimon ardhmerise drejtesia eshta ajo qe vendos per te berat e secilit sa do i pushtetshem qe eshte sot ai ose ajo!

Do te mesojme me argumente se kush ishte motori i perçarjes, urdherdhenesi dhe ekzekutori!Do te ndriçohet fati i te vrareve dhe historia do te shkruhet siç eshte e verteta argumentet e rrejshme nuk jane pjese e ardhmerise.Jemi ne drejtimin e duhur ! Po vjen dita e ndriçimit, po vjen dita e Gjykimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat