Hoti numëron arsyet pse Minishengeni Ballkanik nuk është në interesin e Kosovës

Aktuale

Hoti numëron arsyet pse Minishengeni Ballkanik nuk është në interesin e Kosovës

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 10:21
Avduallh Hoti

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avduallh Hoti, ka numëruar arsyet se pse minishengeni ballkanik nuk është në interesin e Kosovës dhe të shumicës së vendeve të rajonit.

Hoti fillimisht thotë se ky projekt është një modalitet tjetër i Unionit Doganor Ballkanik, të cilin Kosova e kishte refuzuar në vitin 2016.

Si aryse të parë, Hoti thotë së minishengeni ballkanik ia pamundëson Kosovës të vendosë kontrolle si tarifa apo reciprocitet të plotë, për mallra që e çrregullojnë tregun e Kosovës, si ndaj Serbisë dhe Bosnjës si dy vende që nuk e njohin Kosovën dhe e pengojnë në çdo formë.

Po ashtu, Hoti si arsye të dytë thotë se kjo mundëson lëvizje të papenguar për zyrtarë serbë që vijnë në Kosovë për fushatë politike kundër shtetit të Kosovës, pa pasur mundësi të ndalen në kufi për shkak të “lëvizjes së lirë” pa leje paraprake që mundëson minishengeni.

Deputeti i rizgjedhur LDK-së shton se minishengeni e de-faktorizon Kosovën politikisht dhe ekonomikisht në kontekst të marrëdhënieve rajonale, pasi marrëveshja nënkupton delegimin e fuqisë shtetërore në minishengen.

P oashtu, për Hotin ky projekt favorizon ekonomikisht shtetet e Ballkanit që kufizohen me shtete anëtare të BE-së përmes politikës së taksave, ndërkaq Kosova nuk ka asnjë kufi me BE-në.

“Krijon mundësi për invazion të mallrave nga Rusia dhe vendet e zonës ekonomike ruse për shkak se Serbia ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Rusinë si dhe vendi me popullsinë dhe me ekonominë më të madhe në rajon, Serbia përmes kësaj ideje tenton ta mbajë sa më gjatë regjionin e Ballkanit jashtë Bashkimit Evropian, në pritje të krijimit të balanceve të tjera gjeopolitike me rol të shtuar të Rusisë”, deklaron Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat