Ambasadori i Zvicrës: Lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme

Aktuale

Ambasadori i Zvicrës: Lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 11:50
Ambasadori Jean - Hubert Lebet

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet ka folur sot për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

"Më në fund në praninë tuaj Kurti, unë nuk mund të përmbahem pa e trajtuar çështjen e dialogut me Serbinë. Historia ka dhënë prova të mëdha se nxitimi për një marrëveshje ose lëvizja e kufijve nuk krijon paqe të qëndrueshme. Unë e kuptoj që diskutimet brenda koalicionit tuaj do ta pranojnë këtë realitet dhe do të doja t'iu komplimentoja për këtë", tha ai.

Ai morri pjesë në Festivalin Multikultorërë të organizuar nga Zëri i Romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, derisa tha se papunësia është murtajë për qytetarët e vendit.

Sipas tij, qendrat pas shkollës duhet të institucionalizohen, sepse fëmijët në vend se të jenë në shkolla po ndodhen në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat