Kush ishte Arzana Kraja – vajza e kryeakademikut që bëri serialin “Kafeneja Jonë”

Aktuale

Kush ishte Arzana Kraja – vajza e kryeakademikut që bëri serialin “Kafeneja Jonë”

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 12:19
Arzana Kraja

Sot Policia e Kosovës konfirmoi se një grua ishte gjetur pa shenja jete në lagjen Kalabria në Prishtinë. Kjo qëlloi të ishte – siç raportoi Koha – regjisorja e famshme kosovare, Arzana Kraja.

Por, kush ishte zonja Kraja?

Opinioni publik në fakt e njeh më shumë z.Mehmet Kraja, gazetarin e njohur që në mënyrë të përçudshme u bë jo më pak se kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës [AShAK].

Z.Kraja bëhet e ditur se është babai i zonjës Kraja. Policia e Kosovës në raportin e saj nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes, por e trajtoi si të dyshimtë dhe informoi se e ndjera kishte pasur probleme të mëhershme shëndetësore.

Arzana Kraja la nam në kinematografinë kosovare. Ajo ishte regjistore e njërit prej filmave më të njohur të prodhuar në Kosovë që e titulloi “Fusha e Mëllenjave” [siç besohet se është edhe etimologjia e emrit Kosova nga serbishtja].

Po ashtu, Kraja ishte regjisore e shumë episodeve të serialit të famshëm “Kafeneja Jonë” që para disa vitesh kishte ndërprerë punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat