Taksa ndaj Serbisë e dëmshme për Kosovën, Shqipëria e Maqedonia nuk u sjellën korrekt ndaj Kosovës

Aktuale

Taksa ndaj Serbisë e dëmshme për Kosovën, Shqipëria e Maqedonia nuk u sjellën korrekt ndaj Kosovës

Nga: A.J Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Vendosja taksës 100% ndaj Serbisë për produktet serbe në fillim është proklamuar si hap i duhur dhe Qeveria atë kohë kishte marrë mbështetje. Derisa taksa ishte vendosur nga Ramush Haradinaj në ato kohë kryeministër i vendit bindshëm flitej se Kosova është duke fituar nga kjo por që gjerat tashmë duken ndryshe.

Njohës të çështjeve ekonomike bëjnë më dije se taksa ndaj Serbisë duhet të hiqet dhe se duhet të vendosen masat reciproke ndaj Serbisë.

Eksperti i ekonomisë Mustafë Kadriaj ka thënë për “Bota Sot” se taksa 100% po dëshmon që vetëm po i bënë dem Kosovës duke i bllokuar të gjitha proceset politike pra duhet të mendohet për masat reciproke jo vetëm ndaj Serbisë por ndaj të gjitha vendeve të rajonit sepse edhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë sjellë aq korrekt ndaj Kosovës.

“Pra duhet të behët një strategji ekonomikë pa emocione të politikes ditore që te jemi bashkëpunues me të gjitha vendet si rajonale dhe me gjerë por se pari duke ruajtur interesin e prodhuesit vendor që me ketë sjellje nuk do biem ndesh as me parimet e CEFTA-se. Pra duhet të krijojmë infrastrukturë ligjore dhe teknike që të krijohet ambienti i të berit biznes të veprohet sipas parimeve të ekonomisë se tregut ku secili ka hapësirë që të ushtroj veprimtarinë ekonomike se investimeve vendore apo investime të jashtme duke bërë që të kemi reflektim ekonomik si në punësim, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik e cila do reflekton edhe përformancen politike më nivel ndërkombëtar” ka thënë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat