Shpend Ahmeti e quan lajm të hidhur ndarjen nga jeta të regjisores Arzana Kraja

Aktuale

Shpend Ahmeti e quan lajm të hidhur ndarjen nga jeta të regjisores Arzana Kraja

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 13:52
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti ka ngushëlluar me rastin e vdekjes së regjisores Arzana Kraja.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka ngushëlluar me rastin e vdekjes së regjisores Arzana Kraja, duke e quajtur lajm të hidhur.

“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e Arzana Krajes, regjisores së talentuar nga Prishtina. Në emër të Komunës së Prishtinës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kraja. U preht në paqe!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Regjisorja Arzana Kraja që është njëra nga tri vajzat e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Kosovës Mehmet Kraja, u gjend e vdekur në mesnatën e së martës në banesën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat