(E plotësuar) - Në këto momente po fillon procesi i rinumërimit pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Pasi e kemi marrë vendimin e PZAP-it dhe pasi kemi parë me vëmendje listën e vendvotimeve që duhet të rinumërohen, mund t’iu them se janë: 1 mijë e 428 vendvotime që do të rinumërohen gjatë ditëve në vazhdim. Pra, nga lista e PZAP-it 30 vendvotime ishin të shënuara nga dy herë dhe 12 vendvotime të tjera janë rinumëruar më parë në QNR me vendim të KQZ-së”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-se Valmir Elezi.
Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të punojë në 2 ndërrime si dhe është shtuar numri i tavolinave apo njësive të numërimit nga 23 në 32, në mënyrë që të arrijmë që sa më shpejt të përmbyllim të gjithë këtë proces. Për të vëzhguar procesin e rinumërimit janë njoftuar edhe subjektet politike, të cilat mund të dërgojnë nga 1 vëzhgues për secilën njësi numërimi.
Nis sot rinumërimi i votave të 1472 vendvotimeve
Qendra për Numërim dhe Rezultate sot do të nisë rinumërimin e votave të 1472 vendvotimeve.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se se sot (e mërkurë, 13 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nis procesi i rinumërimit të votave të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.