Shuhet PSD-ja?

Aktuale

Shuhet PSD-ja?

Nga: A.J Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 14:44
PSD

Me ndarjen e Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2017, deputetët e larguar nga aty u aktivizuan në një parti tashmë të vjetër në politikë por jo me nam, Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti. 12 deputetët e larguar duket se nuk patën shumë sukses në politikë dhe më vota e fituara në zgjedhje kanë treguar se vështirë mund të mbesin edhe si parti.

Në zgjedhjet e fundit PSD-ja në një koalicion me AAK-në ka arritur të fitojë vetëm një ulëse në Kuvendin e Kosovës derisa se fundmi edhe kjo ju ia pamundësua derisa pritet që pas rinumërimit të disa kutive Nisma mund të futet në Kuvend më 6 ulëse. Partia Socialdemokrate nuk pritet të ketë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës dhe pas kësaj mund të pret fati i partisë ORA dhe shuarja e saj nga dita në ditë.

Kryetari i kësaj partie Shpend Ahmeti ende nuk ka treguar se çfarë do të bëjë më të ardhmen e tij politike. Kandidatja e vetme për deputete nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi e cila kishte fituar mjaftueshëm vota për në Kuvend duket se nuk do ta shijojë mundësinë për të qenë deputete në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Kuçi në një postim të bërë në Facebook ka thënë se nëse NISMA e kalon pragun, atëherë ajo s’do të bëhet deputete. Ajo tutje ka thënë se votat e Serbisë në Kosovë, nuk duhet të pranohen.

“Nëse hyn NISMA në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete. Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur. Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmimeve partiake”, ka shkruar Kuçi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat