Ambasadori amerikan: Vendim i Trumpit tregon mbështetjen e Amerikës për dialogun

Aktuale

Ambasadori amerikan: Vendim i Trumpit tregon mbështetjen e Amerikës për dialogun

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 15:29
Anthony Godfrey

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht qëllimin e Serbisë për t’u anëtarësuar në BE, tha sot ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

Ai shtoi se vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të emëruar një emisar për bisedimet Kosovë-Serbi tregon mbështetje për dialog në nivelit të lartë.

Duke folur në një panel mbi marrëdhëniet Serbi-SHBA, ai tha se Serbia është një udhëheqëse politike dhe ekonomike në rajon dhe luan një rol kryesor në stabilitetin e rajonit, shkruan Tanjug.

Po ashtu, ambasadori amerikan në Serbi foli edhe për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, për të cilën tha se ka biseduar me zyrtarët serbë në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet në mënyrën më të drejtë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat