Deputeti i LDK-së flet për takimet e Thaçit me Vuçiqin, tregon se nga çfarë rrezikohet Kosova

Aktuale

Deputeti i LDK-së flet për takimet e Thaçit me Vuçiqin, tregon se nga çfarë rrezikohet Kosova

Nga: A.M. Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 18:07
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike vendore dhe rajonale.

Ai në një postimi në Facebook, ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takimet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Për më tepër, ai ka folur edhe për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Postimi i plotë:

Derisa Thaqi takohet shpesh, çdo javë me Vuqiqin (sipas Vuqiqit) e flasin për marreveshje, derisa Rama bën minishengena me Serbinë, derisa Kosova rrezikohet nga vakumi institucional, si për buxhet, e vendimarrje, ne mbaruam duke i sjellë ato vota nëpër tavolina rinumrimesh me shpresë mos po na pjellë dicka e re. Derisa qytetari dha shembull me zgjedhje shembullore ( si gjithmonë) , partitë e institucione të ndryshme e vonuan e bastarduan këtë proces skajshmërisht, duke rrezikuar edhe funksionimin e shtetit. U numëruan, u rinumëruan votat, tash mbetet që edhe rinumërimet ti rinumërojmë, dhe të na zë pranvera pa institucione legjitime. E qëllimshme apo rastësi por ne jo rastësisht vetëm tani por në shumë procese historike ishim Popull i vonuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat