Limaj: VV e Rashiq po kërkojnë të pranohen “pakot” nga Serbia për të përmbushur pazaret në dëm të tjerëve

Aktuale

Limaj: VV e Rashiq po kërkojnë të pranohen “pakot” nga Serbia për të përmbushur pazaret në dëm të tjerëve

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 21:10
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se ka Lëvizja Vetëvendosje dhe Nenad Rashiq pavarësisht se i kanë cilësuar si të parregullta pakot e ardhura nga Serbia, po kërkojnë nga Gjykata Supreme t’i pranojë ato vota.

Kreu i Nismës thotë se Vetëvendosje dhe Rashiqi po i kërkojnë Supremes të vendos në favorin e tyre, jo se ato janë të rregullta, sepse e dinë që janë të falsifikuara, por se i duhet të grabisin tre mandate dhe të përmbushin pazarin që kanë bërë.

Limaj shton se Gjykata Supreme e ka të qartë se ata që janë ankuar nuk janë aspak të shqetësuar për ligj, e as për të drejtën e qytetarëve. “Po ashtu me qëndrim publik kanë tregu se edhe për ta ato vota janë të parregullta dhe se ankesa e tyre është më tepër kërkesë për me shkel ligjin dhe me ju përmbushë apetitet e pazaret në dem të tjerëve, e në kundërshtim me ligjin”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook.

Postimi i Limajt:

Fatkeqësisht, ky është realiteti në Kosovë! Ka parti qe ka një qëndrim zyrtar të partisë ku i cilëson të parregullta e kontrabandë pakot e ardhura nga Serbia dhe brenda javës e njëjta parti kërkon nga Gjykata Supreme zyrtarisht me i pranu ato pako si të rregullta. Në të njëjtën situatë e thërret në ndihmë edhe një përfaqësues serb i cili para tre dite tha publikisht në TV se ato “vota” grumbullohen, mbushen e falsifikohen në Nish dhe ky përfaqësues tash i kërkon gjykatës me i pranu të njëjtat si vota të vlefshme.

Me një fjalë LVV e Rashiqi po i kërkojnë Gjykatës Supreme të vendos në favorin e tyre jo se ato janë të rregullta dhe e dinë që janë të falsifikuara, por i duhen se i grabitin tre mandate dhe përmbushin pazarin që kanë bërë me Rashiqin.

Besoj fort që Gjykata Supreme tanimë e ka të qartë se ata që janë ankuar nuk janë aspak të shqetësuar për ligj e as për drejtën e qytetarëve. Po ashtu, me qëndrim publik kanë treguar se edhe për ta ato vota janë të parregullta dhe se ankesa e tyre është më tepër kërkesë për me shkel ligjin dhe me ju përmbushë apetitet e pazaret në dëm të të tjerëve e në kundërshtim me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat