Pamje të publikuara për herë të parë, komandanti Smajl Hajdaraj para ushtarëve të tij

Aktuale

Pamje të publikuara për herë të parë, komandanti Smajl Hajdaraj para ushtarëve të tij

Nga: N.H Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 21:28
Smajl Hajdaraj

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare në Rugovë, Smajl Hajdaraj, shihet në një incizim të publikuar për herë të parë duke promovuar Brigadën 136.

Ai në këto pamje shihet duke u mbajtur një fjalim para ushtarëve të Rugovës, përcjell “Bota sot”.

Smajl Hajdaraj, një muaj para ekzekutimit la një letër ku flet për luftën e UÇK-së, çlirimin e Kosovës dhe grupin që pengonte organizimin ushtarak të asaj kohe.

Ndërkaq, kujtojmë se në hollin e hyrjes së banesës së tij në Pejë, ishte vrarë në një pritë deputeti i atëhershëm i Kuvendit të Kosovës dhe Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare në Rugovë, Smajl Hajdaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat