Vuçiq lavdërohet se i ka thënë hapur Thaçit se “po gënjen” dhe Makronit "a e sheh po i them në fytyrë”

Aktuale

Vuçiq lavdërohet se i ka thënë hapur Thaçit se “po gënjen” dhe Makronit "a e sheh po i them në fytyrë”

Nga: F. B. Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 22:15
Aleksandar Vuçiq

"Serbia ia doli të këtë sukses dhe bazë të mirë që as sivjet as vitin që vjen Kosova të mos mund të bëhet pjesë e UNESCO si organizatë ndërkombëtare” është lavdëruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

" kemi krijuar kontakte të mira që do jetë shumë vështirë që Kosova të pranohet në këtë organizatë” tha ai, duke shtuar se ka treguar rrezikun për manastiret në Kosovë dhe kam falënderuar UNESCO për atë që ka bërë deri tani.

“Makron mendon se Evropa duhet të ketë ushtrinë e vetë në mënyrë që të bëhet lojtar global” tha Vuçiq, që shtoi se pjesa tjetër e Evropës mbështet në NATO.

"Ka shumëçka tëhuhet për multikultualizmin në Evropë, vendi ynë është i vogël edhe për nga territori edhe banorët, kjo është me rëndësi sepse gjithnjë e më shumë ka vende të vogla e të pavarura, sepse ka kaluar koha e sherifave, andaj mendoj se jemi në ujëra të mira” tha ai.

"Franca dhe Evropa duan rol dominues në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ndërsa kemi parë që këtë rol në një mënyrë e do edhe ShBA, por ajo që nuk shoh është thelbi ", ka deklaruar presidenti i Serbisë.

“Po dëgjoj shumë detaje nga të gjithë por pak gjëra thelbësore e konkrete”, tha ai.

Në pyetjen nëse ka dëgjuar diçka konkrete edhe kualitative në takim me Makron, Vuçiq theksoi se në takime të tilla nuk mund të dëgjohen shumë gjëra të reja.

"Çdo gjë që bëni, mundoheni, përpiqeni që të arrini lëvizje taktike milimetrike. Si në futbollin amerikan, ‘jard pas jardi’ dhe të ecni përpara. Nuk mundeni nga një terren në tjetrin, përveç me hap të jashtëzakonshëm, përkushtim edhe taktikë që të mund të lëvizim pak, posaçërisht në çështjet e rënda siç është Kosova”, tha Vuçiq.

Kam treguar se në takim me Makron edhe Thaçin, i thashë se Prishtina nuk ka përmbushur obligimet e mëhershme, gjë që Thaçi e mohoi.

“Unë i thash – ‘Thaçi nuk po fol të vërtetën, nuk keni përmbushur obligimet. Edhe iu drejtova Makronit – ‘ e sheh po i them në fytyrë dhe nuk e kam problem të ja them’… edhe tash ju them se vështirë të të përmbushet diçka në të ardhmen”, tha Vuçiq.

Në fjalët e Makronit se kjo do të shihet, u përgjigj:

“ Njerëz në rregull është, vetëm që ne të jemi dikush që përmbush gjërat e pajtuara, ndërsa ata mos të përmbushin, kjo nuk është e mundur”.

Vuçiq ka falënderuar Makronin për angazhimin dhe përpjekjet dhe ka theksuar se biseda që kishte ishte për raportet bilaterale dhe respektin që ka për Serbinë.

“Për këtë kapela poshtë” tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat