E zbulon Vjosa Osmani: Këto janë dy postet ku e shikoj veten për të drejtuar

Aktuale

E zbulon Vjosa Osmani: Këto janë dy postet ku e shikoj veten për të drejtuar

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 22:26
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - “Në po bashkohemi për tu marrë me problemet e qytetarëve, me problemet me akute që ata kanë pasur në vitet që shkuan. Kemi patur qeveri, përveç dy viteve të LDK-së që dialogun me Serbinë e kanë shfrytëzuar si mjet për të mbuluar dështimet e veta”. Kështu deklaroi për emisionin Opinion, Vjosa Osmani, e cila ishte kandidate për kryeministre nga LDK.

Teksa theksoi se do të respektohet vullneti i qytetarëve që kryeministër të jetë Albin Kurti, sa i përket posteve të tjera zonja Osmani tha se ende nuk janë diskutuar këto detaje.

E pyetur drejtpërdrejt se çfarë do të drejtonte ajo në qeverinë e ardhshme, Osmani tha se ende nuk e kishte vendosur por më mirë e shikonte veten në krye të Kuvendit, ose të Ministrisë së Jashtme.

“Unë personalisht, do të shoh, akoma nuk kam vendosur për këtë temë. Do të jetë vendimi i imi natyrisht në konsultim me partinë që përfaqësoj dhe unë do të jem aty ku ti shërbej vendit tim më së miri. Qoftë në krye të Kuvendit qoftë në krye të politikës së jashtme, megjithatë unë nuk e kam marrë këtë vendim. Zoti Mustafa nuk ka shprehur interesim që të jetë pjesë e qeverisë”, tha Osmani.

Osmani: Koalicionin me Vetëvendosjen e vendosi populli i Kosovës

Vjosa Osmani, në një intervistë për emisionin Opinion tregoi se grupet punues të Vetëvendosjes dhe LDK-së duket se kanë normalizuar programet e dy partive politike që janë ideologjikisht të kundërta.

Sipas Osmanit është populli i Kosovës, i cili kërkoi që opozita të qeveriste.

“Zëri i qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit, ishte për një ndryshim duke sjellur opozitën në pushtet. Vërtet kemi dallime por kemi vendosur ti tejkalojmë. Kur ka vendosmëri natyrisht që një gjë e tillë arrihet. Në radhë të parë vjen vullneti i qytetarëve për këtë ndryshim që vjen përmes bashkimit të opozitës së djeshme. Të dy partitë duhet të ulen dhe të normalizojnë programin në radhë të parë. Ne tani po e dëshmojmë këtë, grupet tona që janë ulur të punojnë kanë harmonizuar gati 90 përqind të programeve tona. Përkundër faktit që jemi me ideologji të ndryshme, problemet e Kosovës janë të njëjtat. Kjo na ka sjellur një mundësi që të arrijmë një marrëveshje”, tha Osmani.

E pyetur se pse nuk bënë koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen, ajo tha:  Ne nuk e pamë të nevojshme për shumë arsye për shkak se koha ishte jashtëzakonisht e shkurtër nga momenti i nominimit tim. Po flasim për dy parti që ideologjikisht janë të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat