Arbër Zaimi: Kosova dhe Shqipëria nuk kanë luks për konflikte - Bota Sot
Arbër Zaimi: Kosova dhe Shqipëria nuk kanë luks për konflikte

Aktuale

Arbër Zaimi: Kosova dhe Shqipëria nuk kanë luks për konflikte

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 23:54
Arbër Zaimi

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi komentoi Shengenin Ballkanik.

Zaimi tha se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë luks për konflikte.

Zaimi: Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë luksin që të kenë konflikte institucionale , apo ftohje midis vartësve të institucioneve. Unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë, do të kultivohen marrëdhënie të mira, dhe mendoj se sa i përket Vetëvendosjes, ne do të përpiqemi që për çështje që kanë të bëjnë me tema kombëtare dhe interesin kombëtar, të kultivojmë marrëdhënie te mira me të gjithë, dhe ne do të luajmë rolin konstruktiv dhe të katalizatorit aty ku mundemi dhe sa mundemi. Sa i përket projekt marrëveshjes për Shengenin, ose Zonës Ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, unë ndaj shqetësime me ambasadorët, sa i përket faktit se asnjëherë iniciativa të tilla nuk mund të shqyrtohen vetëm në tematika tregtare, por gjithmonë mbartin edhe ngarkesa edhe mpakte gjeopolitike, dhe këto i kemi analizuar dhe mbajmë një qëndrim për to.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat